Shtohen zërat, Muriqi pranë kalimit në Serie A

Shtohen zërat, Muriqi pranë kalimit në Serie A

Vedat Muriqi është pranë kalimit te Lazio. Sipas Tuttomercatoweb, agjenti shqiptar Shkumbin Qormemeti është në Stamboll për të mbyllur transferimin. Negociatat vazhdojnë dhe ajo që mund të thuhet me siguri është se kemi kaluar në fazën finale.

Sulmuesi Kosovar është kërkesë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Inzaghi, duke parë problemet në sulm. Muriqi ka zhvilluar 32 ndeshje me fanellën e Fenerbahçe këtë sezon, ku ka shënuar 15 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *