Jo vetëm Troisi, te Turbina përgatiten për afrime cilësore. Janë piketuar…

Jo vetëm Troisi, te Turbina përgatiten për afrime cilësore. Janë piketuar…

Vendin e Vladimir Gjonit te Turbina e ka marrë braziliani Marcelo Troisi, i cili në vendin tonë ka drejtuar edhe Bylisin, Laçin dhe Kukësin. Ai ka marrë përsipër të udhëheqë cërrikasit sezonin 2020- 2021, ku objektivi është ngjitja në Superiore.

Vetë ardhja e trajnerit brazilian tregon se drejtuesit e Turbinës kanë synime të mëdha. Tashmë presidenti Gjoka do të guxojë të bëjë një merkato sa më cilësore.

Pasi ka siguruar mbrojtësin Bruno Lipi, Turbina do të kërkojë të tjerë lojtarë me përvojë dhe me kualitet. Janë piketuar disa elementë dhe po bisedohet me ta, por për momentin dy lëvizjet zyrtare mbeten Lipi dhe trajneri Troisi, ndërkohë që janë larguar jo pak lojtarë nga sezoni i shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *