Goditje “bíg” në merkato, Apolonia pranë akordit me ish-lojtarin e Parmës

Goditje “bíg” në merkato, Apolonia pranë akordit me ish-lojtarin e Parmës

Apolonia sezonin që vjen do të luaj në Kategorinë Superiore. Fierakët kanë bërë një punë të shkëlqyer sezonin e fundit, duke u shpallur kampion jo vetëm me ekipin A por edhe me grupmoshat. Bardhjeshilët drejtohen nga trajneri Artan Mërgjyshi, që njihet për besimin që ju jep të rinjve të talentuar, e duket se kjo gjë është shpërblyer te fierakët.

Plot 8 lojtarë kanë oferta konkrete nga ekipe të tjera, ndërsa Apolonia kërkon të ruajë boshtin duke mos prishur harmoninë në grup. Kështu, deri në këto momente është afruar vetëm Ndraxhi në merkato, edhe ai element i ri i talentuar.

Sa iu takon përforcimeve, ka qenë Olsi Bregu që është administrator i Apolonisë për tre vite, që ka folur për mediet lokale duke treguar se janë pranë firmës me një ish-lojtar të Parmës që është i huazuar në Belgjikë. “Po ju them se synojmë lojtarë cilësorë dhe jemi duke konkretizuar me një futbollist “6”, që ka luajtur edhe në Serinë A me Parmën dhe është huazuar në Belgjikë”, tregon Bregu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *