Klubi nga Seria A, do te bëjë ofertë për Muriqin.

Klubi nga Seria A, do te bëjë ofertë për Muriqin.

Sipas “beIN SPORTS Turkiye”, Lazio vazhdon ta vëzhgojë situatën e sulmuesit të Fenerbahçes dhe Kosovës, Vedat Muriqi. Klubi romak thuhet se do t’i bëjë një ofertë të majme klubit turk për transferimin e sulmuesit prizrenas.

Muriqi është duke u kërkuar që moti nga Lazio, sidomos nga drejtori Igli Tare, teksa klubi italian i kishte bërë ofertë huazimi Fenerbahçes më herët, por që e njëjta ishte refuzuar. Lazio e ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, andaj kryeqytetasit kanë mundësi të mëdha për transferimin e Muriqit.

Përveç Lazios, Muriqin janë duke e kërkuar edhe disa klube në Angli si Leicester City, ëest Bromi dhe Tottenhami. 26-vjeçari ka bërë 36 paraqitje në të gjitha garat me skuadrën turke edicionin e kaluar, derisa ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *