Dinamo śÿnoñ “ájkén” e së Parës, žbùlóhen 2 lojtarët e parë që kërkojnë blutë

Dinamo śÿnoñ “ájkén” e së Parës, žbùlóhen 2 lojtarët e parë që kërkojnë blutë

Këto ditë të qeta pas qëndrimit në Kategorinë e Parë, drejtuesit e Dinamos po shohin me shumë kujdes për lojtarë që do t’i bënin punë skuadrës për sezonin e ardhshëm. Blutë po i vënë gradualisht në vijë gjërat. Tashmë kanë rezidencën e tyre në Arbanë, larg skuadrave të tjera, kështu që tema më e rëndësishme e momentit mbetet përforcimi i organikës me elementë me vlera.

Dinamos pritet që gjatë muajit gusht t’i bashkohen lojtarë të huaj, por edhe 4-5 lojtarë, ndër më të mirët e Kategorisë së Parë. Janë vëzhguar lojtarë të skuadrave të të dyja grupeve të kësaj kategorie.

SULMUESIT – Në listën e përforcimeve të mundshme të bluve janë disa profile lojtarësh, të cilët e njohin mirë të Parën. Me disa prej tyre janë bërë edhe kontaktet e para, por drejtuesit mbeten shumë të rezervuar në këtë pjesë, përderisa nuk kanë ende një akord.

Fokusi i tyre është te sulmi dhe i vetmi emër i bërë i ditur deri tani është ai i Mustafa Xhixhiuas, afrikanit të Erzenit. Gazeta mëson po ashtu se Xhulio Skuka i Korabit është një dëshirë e dinamovitëve, por kjo pistë është shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur të finalizohet.

I gjithë qëllimi i drejtuesve është që Dinamo të kompletohet me disa lojtarë, të cilët, bashkë më grupin që mbylli sezonin e fundit, do ta bënin atë pretendente serioze për ngjitjen në Superiore.

Sa u takon lojtarëve që mund të vijnë nga jashtë, një rol të rëndësishëm do të ketë drejtorja e re bluve, Kristina Ruso. Te Dinamoja ka lëvizje dhe gjasat janë që tifozët e saj të shohin një skuadër me potencial sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *