Babai i Dua Lipës bën deklaratën e fortë: Unë nuk jam kosovar, por shqiptar nga Kosova

Babai i Dua Lipës bën deklaratën e fortë: Unë nuk jam kosovar, por shqiptar nga Kosova

Së fundmi, po qarkullon në rrjet nisma për vendosjen e kufijve të Kosovës në hartën e botës. Një gjë tillë, ka senzibilizuar jo vetëm shqiptarët anë e mbanë botës por edhe shumë të tjere.

Edhe pse Kosova është një shtet i pavarur, nuk ekziston një kombësi “kosovare”. Kjo është një nga gjërat që të bën përshtypje thuajse në çdo rast, që kontaktojmë me vëllezërit tanë nga Kosova.

Por Dukagjin Lipa duket i mbushur me m llef me ata që thonë se janë “kosovarë”.

Ndërsa ishte i ftuar në “A Shoë” në SYRI TV, nuk ka nguruar të thotë me këmbëngulje se nuk është kosovar, por është shqiptar.

“Unë jam shqiptar, unë nuk jam kosovar, unë jam shqiptar nga Kosova. Dua Lipa është shqiptare që ka lindur në Britani”, u shpreh Dukagjin Lipa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *