Basha: Nuk i pranojmë ndryshimet kushtetuese/ Rama zgjodhi interesat personale, ne zgjedhjet do i fitojmë me shqiptarët

Basha: Nuk i pranojmë ndryshimet kushtetuese/ Rama zgjodhi interesat personale, ne zgjedhjet do i fitojmë me shqiptarët

Kreu i PD, Lulzim Basha ka bërë të qartë se Opozita e Bashkuar nuk do të pranojë ndryshimet e njëanshme kushtetuese.

Basha thotë se ato nuk janë të detyrueshme si dhe nuk e ndalin dot ndryshimin apo rotacionin politik.

Lideri demokrat theksoi se tashmë nuk ka kthim pas dhe se me këtë akt të sotëm Rama prishi dy marrëveshjet e mëparshme të arritura me konsensus, por koalicioni opozitar nuk tjetërsohet.

”Edi Rama e di që koha e tij po mbaron. Ka humbur besimin e shqiparëve. I ka mbetur të manipulojë sistemin.
Ndryshimet e njëanshme në shkelje të marrëveshjeve janë të papranueshme. Jo të detyrueshme. Nuk e ndal ndryshimin. Ai tregoi fytyrën e autokratit nga ndëshkimi që e pret.
S’kanë për të ndaluar rotacionin politik. Koalicioni ynë është me njerëzit, me shqiptarët. Bashkë të bëjmë ndryshimin. Do kujdesemi për vendin tonë që të marrë frymë lirisht. Atyre që na kërcënojnë do u tregojmë se nuk ka më kthim pas.
Do vijojmë betejën për të mbrojtur demokracinë, votën dhe për të fituar zgjedhjet. Askush s’e ndal dot koalicionin mbarëpopullor. Fuqia jonë është tek vota. Ky vullnet nuk zhbëhet dot nga maskarada. Do e sjellë ndryshimin sado të përpiqen të ndryshojnë sistemin, Koalicioni nuk tjetërsohet. Ditën e zgjedhjeve vendos vullneti i popullit.”- tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *