Lárgóhet trajneri para ndeshjes së fùñdít, śhtáñget ekipi i Kategorisë së Parë

Lárgóhet trajneri para ndeshjes së fùñdít, śhtáñget ekipi i Kategorisë së Parë

Eqerem Memushi jep dorëheqjen nga drejtimi i Orikut. Lajmin e konfirmoi ekskluzivisht për “Panorama Sport” dje në mbrëmje vetë trajneri Memushi. Tekniku vlonjat pohon se është larguar për arsye personale, ndërsa falenderon drejtuesit e klubit bregdetar dhe tifozët për mbështetjen.

“Nga sot (dje) nuk jam më trajner i Orikut. Kam dhënë dorëheqjen për arsye personale. Falënderoj drejtuesit e klubit që më kanë qëndruar pranë, falënderoj lojtarët, falënderoj dhe të gjithë tifozët e Orikut. Ekipit i uroj suksese në të ardhmen, si dhe në sezonin që vjen. Largohem i kënaqur për atë çfarë kemi bërë bashkë këtë sezon. Ishte një eksperiencë pozitive dhe e mirë për mua”, është shprehur trajneri Memushi, i cili e mori drejtimin e Orikut pasi kishte nisur sezoni, duke zëvendësuar Artan Sakajn. Një vendim i papritur ky, duke ditur që sot luhet ndeshja e fundit e kampionatit me Devollin. Në këtë ndeshje transferte ekipin pritet që ta drejtojnë drejtori teknik Albert Haxhija dhe trajneri i portierëve, Niko Divija.

Oriku e ka siguruar prej javësh qëndrimin në Kategorinë e Parë dhe shkon i qetë në ndeshjen e fundit sezonale në fushën e Devollit. Bregdetarët mposhtën Ilirinë pak ditë më parë dhe tashmë janë në kuotën e 40 pikëve, 5 më tepër se Turbina e vendit të dytë. Mbrojtësi i djathtë, Renaldo Azizaj, tha për “Panorama Sport” se Oriku do ta mbyllë me rezultat pozitiv kampionatin. “Drejt Bilishtit shkojmë të qetë, do të luajmë pa asnjë presion dhe mendoj se do të kthehemi me një rezultat pozitiv nga kjo transfertë. Oriku do të bëjë lojën e tij të zakonshme”. Kreun e minigrupit të “play out”-it Orikut nuk ia rrezikon askush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *