Dinamo i sùpríźón të gjithë, merr si drejtore sportive një grùà

Dinamo i sùpríźón të gjithë, merr si drejtore sportive një grùà

Ende pa u mbyllur mirë sezoni, Dinamo bën lëvizjet e para për sezonin e ri, ku pritet që gjërat të ndryshojnë rrënjësisht te 18 herë kampionët e vendit.

Presidenca blu vjen me një risi sa i takon strukturës drejtuese të klubit, ku postin e drejtorit teknik do ta mbajë një grua. Ajo është italiania Kristina Ruso, e cila ka një eksperiencë të konsiderueshme në futbollin italian.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për “Panorama Sport” nga administratori i Dinamos, Ermal Barushi. “Dinamo ka zgjedhur një grua si drejtoreshë teknike. Zonja Kristina Ruso, e cila ka marrë këtë detyrë, ka një eksperiencë të madhe në rritjen e të rinjve dhe ka raporte me shumë klube serioze sportive në Itali

Ajo ka rritur të rinj të talentuar si Lo Fazo, Bentivenja, La Gumina, Fioralino, Mikoli dhe shumë të tjerë që kanë kaluar në futbollin profesionist. Me ardhjen e saj në klub, zonja Ruso do të krijojë mundësinë e lidhjes së parë të merkatos së Dinamos me një nga talentet që do të konfirmohet këto ditë, duke lënë mënjanë kërkesat e shumë klubeve. Presidenti Pontreli synon të rilindë sektorin e të rinjve, duke ofruar si operatore të parë zonjën Ruso, e cila do të ndiqet nga të tjerë për të ndryshuar akademinë blu”, thotë Barushi për gazetën.

Ruso e ka fokusuar punën e saj kryesisht te talentet dhe kjo është arsyeja kryesore pse presidenti Marko Pontreli ka bërë këtë zgjedhje. Ajo mund ta ndihmojë Dinamon që në një të ardhme të afërt të marrë lojtarë me nivel, por edhe të transferojë të rinj të talentuar në Itali, duke sjellë të ardhura për blutë. Ka qenë drejtoreshë tek Areco dhe është njëkohësisht prokuratore e shumë lojtarëve në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *