Źbulohet ârśyea që kríśí mârrédhéñjen mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës

Źbulohet ârśyea që kríśí mârrédhéñjen mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës

Vetëm pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit lajmi se modelja sek.si Oriola Marashi i kishte dhënë fund lidhjes me futbollistin Eros Grezda.

Dyshja nuk ndiqej më në Instagram dhe nuk ishin parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndaj kaq mjaftoi të aludohej se nuk ishin më bashkë.

Megjithatë, dyshimet u shuan kur futbollisti i komentoi Oriolos, pasi kjo e fundit postoi disa foto tepër të bukura, duke na lënë të kuptohet janë ende bashkë dhe të lumtur.

E megjithatë, duket se gjërat mes tyre nuk kanë qenë edhe aq të qeta kohët e fundit, pasi kanë hasur në problemet e para pas fejesës.

Miqtë e tyre kanë thënë për “Panorama Plus” se pas karantinës mes çiftit ka pasur disa probleme që lidhen me xhelozinë, duke e tensionuar lidhjen dhe duke krijuar një distancim.

Nuk e dimë ende me siguri se çfarë ka ndodhur mes tyre, por tashmë gjërat duken të normalizuar por duhet ta pranojmë se të tilla ndodhi janë normale mes një çifti.

Kujtojmë se ata e kaluan bashkë karantinën në shtëpinë e Erosit në Kroaci, madje disa kohë më parë u përfol se futbollisti bëri që Oriola të heqë dorë nga ëndërra amerikane.

Po ashtu, lart e poshtë thuhet se ata janë fejuar dhe këto thashetheme u përforcuan nga vetë modelja që postoi disa javë më parë disa foto në Instagram, ku binte në sy një unazë në gishtin e fejesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *