Lokomotiva e “Lirim Kastratit” bën historinë, luan në Ligën e Kampionëve

Lokomotiva e “Lirim Kastratit” bën historinë, luan në Ligën e Kampionëve

Lokomotiva e Zagrebit që në radhët e saj ka talentin nga Kosova, Lirim Kastrati, ka bërë historinë, duke siguruar pozitën e dytë, që dërgon në kualifikime për në Ligën e Kampionëve. Skuadra e dytë e Dinamos së Zagrebit, ka arritur që në xhiron e fundit të mposht në udhëtim rivalin e drejtpërdrejt, Osijekun, me rezultat 1:2. Lirim Kastrati në këtë ndeshje u paraqit për 90 minuta.

21 vjeçari nga Kosova, e përfundon sezonin në Kroaci me sukses të lartë, me 11 gola të shënuara.

Nga sezoni i ri, djaloshi nga Kamenica do të jetë pjesë e gjigantit kroat, Dinamos së Zagrebit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *