Fansat tallen me Adelina Tahirin, dështon keq  në Fotoshop

Fansat tallen me Adelina Tahirin, dështon keq në Fotoshop

Këngëtarja Adelina Tahiri është tërhequr prej kohësh prej muzikës dhe tashmë shumë rrallë publikon ndonjë projekt të ri muzikor. Tashmë, ajo i është përkushtuar partnerit dhe djalit të tyre Jon, i cili zë pjesën më të madhe të kohës së këngëtares.

Mirëpo, Adelina vazhdon të qëndrojë aktive dhe në kontak me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ku tregon vazhdimisht ç’bën në përditshmërinë e saj, duke i bërë fansat “pjesë” të jetës së tanishme. Së fundmi ajo dhe familja e saj po kalojnë disa ditë pushimi në jug të Shqipërisë, prej nga ku ka ndarë foto të shumta, mirëpo ajo që ka marrë vëmendje postimi i fundit, për të cilin fansat e kanë akuzuar për fotoshop.

Nëse e shihni me kujdes te pjesa e krahut dhe barkut, këngëtarja duket ta ketë ndërhyrë me fotoshop por nuk ka parë deformimin e tubit të ujit dhe derës. Adelina Tahiri do të rikthehet me këngë pas afro një viti. Ajo ka nisur punën për një këngë të re të cilën do ta shoqërojë me videoklip të xhiruar jashtë Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *