A do te  lejohet faljen e namazit të Kurban Bajramit?

A do te lejohet faljen e namazit të Kurban Bajramit?

Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hoti, pritet që të hënën të vendosë nëse do të lejohet falja e namazit të Kurban Bajramit.

Këshilltari i kryeministrit Hoti, Xhavit Beqiri ka thënë se vendimi do merret nesër dhe falja e namazit pritet të bëhet vetëm në hapësira të hapura.

“Nesër do mbahet takimi i ekspertëve të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus, të cilët do vlerësojnë nëse mund të lejohet falja e namazit të Kurban Bajramit apo jo. Është konsideruar si opsion që të lejohet por deri nesër nuk kemi një vendim konkret. Nëse lejohet, falja do bëhet vetëm në hapësira të hapura”, ka thënë Beqiri për Reporterin.

Gazeta ka kontaktuar edhe me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe edhe ata thanë se pritet të hënën që të merret vendimi për lejimin e faljes së namazit të Kurban Bajramit.

“Nuk kemi informacion të saktë ende, por besojmë që po. Do të lejohet. Të hënën e marrim vesh.”, kanë thënë nga BIK.

Për shkak të pandemisë COVID-19, namazi i Fitër Bajramit nuk qe lejuar që të falet, por pavarësisht kësaj, kohë më parë Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, rritjen e rasteve me COVID-19 ia ka atribuuar festës së Fitër Bajramit, më 24 maj

Kurbani Bajrami festohet më 31 korrik.

Tashmë gjendja me koronavirus në Kosovë është rënduar, pasi që vetëm gjatë muajit korrik janë konfirmuar gjithsej 3,926 raste të reja dhe kanë vdekur 115 persona.

Ditën e shtunë janë shënuar edhe 237 raste të reja dhe kanë vdekur 5 persona.

Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 6,917 me gjithsej 169 raste të vdekjes, ndërsa 3,753 persona janë shëruar.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 2,995./Epokaere

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *