Paralajmërohet futja e PDK-së në qeveri

Paralajmërohet futja e PDK-së në qeveri

Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj është deklaruar në lidhje me çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i njëjti po ashtu ka folur në lidhje me mundësinë për futjen e Partisë Demokratike të Kosovës në qeverinë Hoti.

Ai ka thënë për “Zërin” se asnjë kryeministër e asnjë president i vetëm nuk e ka fuqinë ta nënshkruajë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Limaj po ashtu thotë se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë nëse nuk ka një unitet të brendshëm nacional.

“Ende njerëzit nuk e kanë kuptuar. Asnjë veç e veç nuk mundet të bëjë marrëveshje me Serbinë. Marrëveshja mund të bëhet me një konsensus sa më të gjerë”, tha Limaj, raporton “Zëri.info”.

Limaj ka njoftuar se është duke punuar që ta bindë PDK-në për të hyrë në Qeveri.
“Unë e ftoj PDK-në në koalicion. A po e shohim se në çfarë gjendje është vendi jonë? NISMA jo vetëm që është e gatshme, por është duke punuar në këtë drejtim. Kam takuar Veselin, kam takuar edhe Mustafën dhe e mira këtu është që po ruhet tradita shtetërore”, ka thënë Limaj. /Zëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *