Ish ylli i Barcelonës  rezulton pozitiv me koronavirus

Ish ylli i Barcelonës rezulton pozitiv me koronavirus

Koronavirusi vazhdon ta shqetësojë botën duke mos kursyet as yjet më të mëdhenj të sportit.

Mesfushori legjendar i Barcelonës, Xavi Hernandez është diagnostikuar pozitiv me koronavirus.

40 vjeçari momentalisht është trajner i klubit nga Katari, Al Sadd SC, të cilët e kumtuan lajmin për opinionin e gjerë.

“Sot unë nuk mundem të udhëheq ekipin tim në ndeshjen e parë pas rikthimit. David Prats, trajneri i ekipit rezervë do të jetë në krye të stafit teknik duke më zëvendësuar mua”, shkroi ai për faqen zyrtare të klubit arab.

Ish lojtari i Barcelonës është karantinuar dhe gjendja e tij besohet të jetë e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *