Dua Lipës i mbushen sytë lot

Dua Lipës i mbushen sytë lot

Dua Lipa është fituese e dyfishtë e çmimit “Grammy” ndërsa albumi i saj i fundit, “Future Nostalgia”, po i thyen të gjitha rekordet e dëgjueshmërisë online gjatë karantinës.

Por, si qëndron ajo me ushqimet djegëse?

Dua ishte e ftuar në rubrikën e revistën online “First We Feast”, ku ajo provoi disa erëza djegëse, shumë djegëse, dhe tmerrësisht djegëse, transmeton Zeri.info.

Gjatë bisedës me drejtuesin e këtij emisioni, Dua u pyet edhe për jetën e saj në Prishtinë, dhe për kujtimet e saj nga Kosova në përgjithësi.

Ajo tregoi se koncerti i saj i parë i madh ku kishte marrë pjesë, ishte ai i reperit 50 Cent në Prishtinë.

Dua Lipa u pyet po ashtu edhe për një mëlmesë shqiptare që gjithkush duhet ta provojë para se të vdesin.

“Ajvari. Ajvari është spec i pjekur dhe zier për një kohë të gjatë, i hidhet vaj, krip dhe futet në kavanoz. Por është djegësia e specave që e bën atë të shijshëm. Dhe shkon me gjithçka, me vezë, me tost, me pite me spinaq, që është një prej ushqimeve më të preferuara të mia shqiptare”, tha Dua Lipa, raporton Zeri.info.

Superylli botëror i muzikës tha të jetë mësuar me shijen e ushqimeve djegëse, dhe për këtë “fajëson” prindërit.

Por, në sfidën e këtij emisioni, Dua Lipa u djersit, e madje edhe iu mbushën sytë me lot – krejt kjo për shkak të mëlmesave djegëse, shumë djegëse dhe tmerrësisht djegëse.

Shikojeni të plotë emisionin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *