Reagon edhe Dauti, çka po ndodh me partnerët e koalcionin LDK-AAK?

Reagon edhe Dauti, çka po ndodh me partnerët e koalcionin LDK-AAK?

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që ta trajtojë më me seriozitet partnerin e koalicionit qeverisës.

Sipas tij duhet t’i jepet hapësirë në dialog edhe përfaqësuesit të tyre për dialog, ministrin Selim Selimi.

“Kemi një shqetësim se dialogu tash e 15 vjet nuk ka prodhuar rezultat pa përfshirjen e ShBA-së”.

“Në rast se një marrëveshje arrihet në Bruksel pa mbështetjen e ShBA-së, ajo marrëveshje është zor e implementueshme”.

“Asnjë keqkuptim në bashkëqeverisje nuk e kemi, por është kërkesë eksplicite që pjesë e dialogut të jetë edhe ShBA. Kemi aleatë Evropën, por besimin e kemi në ShBA”

“Kryeministri Hoti duhet ta trajtojë seriozisht partnerin e koalicionit e sidomos përfaqësuesin tonë në dialog, Selim Selimin”, ka thënë Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *