Përlotëse! Nëna po vdiste nga Covid-19, djali ngjitet në dritare për t’i dhënë lamtumirën

Përlotëse! Nëna po vdiste nga Covid-19, djali ngjitet në dritare për t’i dhënë lamtumirën

istoria e një djali që ngjiti një mur të lartë të spitalit dhe u ul pranë dritares së nënës së tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit, po thyen zemrat e të gjithëve në mediat sociale.

Djali i quajtur Jihad Al-Suëaiti nga Palestina mori vesh lajmin nga mjekët se gjendja e nënës së tij nga Covid-19 ishte përkeqësuar. Për shkak të pamundësisë për ta takuar, ai bëri sakrificën e madhe duke u ngjitur në murin e godinës së Njësisë së Kujdesit Intesiv të Spitalit Shtetëror Hebron, për ta parë atë për herë të fundit.

Rasmi Suwaiti, 73 vjeç, vdiq të enjten e kaluar në mbrëmje, menjëherë pasi mori vizitën e papritur nga djali i saj.

Fotoja e 30-vjeçarit që ndodhej ulur pranë dritares së dhomës, ku qëndronte nëna e tij është bërë virale dhe ka përlotur mbarë botën. Kjo foto është shpërndarë në Twitter edhe nga një përfaqësues i Kombeve të Bashkuara, Mohamad Safa.

“Djali i një gruaje palestineze që ishte infektuar me COVID-19 u ngjit në dhomën e saj të spitalit dhe të shihte nënën e tij çdo natë derisa të vdiste,” shkroi Z. Safa ndërsa ndau fotografinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *