Flamurtari ne Kategorin e Parë, Por dy yjet e skuadres pritet të transferohen jasht Shqipëris

Flamurtari ne Kategorin e Parë, Por dy yjet e skuadres pritet të transferohen jasht Shqipëris

Flamurtari është zyrtarisht në Kategorinë e Parë. Vlonjatët kanë prerë prej kohësh biletën për në të parën, ndërsa në fund të sezonit mund të ketë edhe disa largime të rëndësishme nga skuadra. Shumë lojtarë mund të mos pranojnë që të luajnë në të parën.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Ardit Hoxhaj dhe Andi Ribaj kanë një ofertë serioze nga një klub në Qipro. Bëhet fjalë për Karmiotissa Pano Polemidia që këtë sezon është ngjitur në Superligën qipriote.

Marrëveshja me lojtarët është arritur pasi si Ribaj ashtu edhe Hoxhaj dalin si lojtarë të lirë me mbylljen e këtij edicioni. Që të dy futbollistët kanë bërë një paraqitje të mirë te Flamurtari edhe pse mes shumë problemesh që ka pasur ky klub.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *