Dorëhiqet Bordi i përkohshëm i Telekomit?

Dorëhiqet Bordi i përkohshëm i Telekomit?

Një letër publike e cila po qarkullon nëpër mediat online dhe rrjetet sociale ka në plan të parë dorëheqjen e Bordit të përkohshëm të Telekomit të Kosovës.

Kjo letër nuk ka arritur zyrtarisht në adresën e Klan Kosovës.
Asnjë zyrtar i Bordit deri me tani nuk e ka konfirmuar autenticitetin e një letre të tillë.
Megjithatë, përmbajtja e letrës pretendon për dorëheqjen e Bordit të përkohshëm.

Po ashtu, as nga Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë reagim.
Sipas letrës së publikuar, këto janë arsyet e dorëheqjes:

Ndryshimin e strukturës së zyrtarëve të lartë të Telekomit të cilët kanë pasur ndikim direkt në performancën e Korporatës. Ndalimin e gradimeve. Mosvazhdimin e kontratave mbi vepër. Uljen e pagave. Uljen e shpenzimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *