Zoran Zaev i vendosur: Mandati për qeverinë i takon partisë së parë fituese

Zoran Zaev i vendosur: Mandati për qeverinë i takon partisë së parë fituese

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është shprehur se mandati për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut i takon partisë së parë fituese në zgjedhje dhe jo asaj të tretë.

Në këtë mënyrë ai hedh poshtë pritshmëritë e BDI-së se mandati për formimin e shumicës mund t’i takojë partisë së Ali Mehmetit.

Zaev ka dhënë në këtë mënyrë një mesazh të qartë për kreun e BDI-së, shkruajnë mediet në Maqedoni.

“Në demokracinë parlamentare është shumë e qartë se kush e fiton mandatin. Mandati i takon partisë së parë dhe jo partisë së tretë.

Nuk dua të komentoj më tepër. Arroganca dhe nënçmimi i qytetarëve nuk sjellin rezultat. Mjaft kishte zgjedhje të parakohshme.

Është koha që secili nga ne të angazhohet edhe më shumë, shteti të ecë me shpejt përpara. Kjo bëhet vetëm nëse kemi Qeveri e cila punon dhe jo Qeveri e cila organizon zgjedhje’’, tha Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *