Takimi për njohjen e patentë shoferëve në Austri

Takimi për njohjen e patentë shoferëve në Austri

Ambasadorët shqiptarë në Austri, ai i Kosovës Lulzim Pllana dhe i Shqipërisë Roland Bimo kanë biseduar sot me zyrtarë austriak lidhur me përfundimin sa më të shpejt të një marrëveshje midis Austrisë dhe dy shteteve shqiptare për njohjen reciproke të patentshoferit si dhe themelimin e bashkëpunimit në fushat respektive mes vendeve tona.

Dy ambasadorët shqiptarë në Austri, Lulzim Pllana(Ambasador i Kosovës) dhe Roland Bimo (Ambasador i Shqipërisë) kanë zhvilluar sot një takim me drejtorin Gjeneral në Ministrinë Federale për Komunikacion, Mbrojtje të Ambientit, Inovacion dhe Teknologji në Vjenë, Mag Christian Weissenburger, Mag. Christian Schimanofsky dhe z.Mag, Stefan Rubenz.

“Ambasadori Pllana ka ngritur rëndësinë e njohjes së patentshoferit të Kosovës në Austri dhe bashkëpunimit në fushën e transportit, transportit te mallrave ne mbështetje të komunitetit të biznesit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës se Austrisë”, theksohet në komunikatën e lëshuar nga Ambasada e Kosovës në Austri, transmeton Albinfo Austria.

Ndërkohë në një komunikatë tjetër të lëshuar nga Ambasada e Shqipërisë thuhet:

“Ambasadori Bimo thekson se në takim u shkëmbyen gjerësisht mendime lidhur me përfundimin sa më shpejt që të jetë e mundur të një marrëveshje midis Austrisë dhe Shqipërisë për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve. Falënderojmë përfaqësuesit e palës austriake për mirëkuptimin e treguar, si dhe për rëndësinë që ka kjo marrëveshje në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”, shprehet Bimo, përcjell Albinfo Austria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *