Rama: I kënaqur që arritëm marrëveshjen me Myslim Murrizin

Rama: I kënaqur që arritëm marrëveshjen me Myslim Murrizin

Kryeministri Edi Rama tha se, ishte i kënaqur që kishte arritur një marrëveshje me opozitën parlamentare.

“I kënaqur nga marrëveshja se kemi arritur një marrëveshje të gjerë edhe pse jo total. Këmi një marrvëshje të gjerë për ndryshimin për të hapur listat që qytetarët të zgjedhin deputetin që duan. Marrëveshja parashikon që të vazdhojnë negociatat edhe me opozitën jashtë parlamentare.

Është mirë që të mblidhet sa më shpejt Këshilli Politik. Opozita jashtë parlamentare kërkonte të dinte datën e saktë se kur do të votohet marrëveshja e 5 qershorit dhe kjo datë është 23 korriku. Aty do të jetë edhe ndryshimi kushtetues për hapjen e listave” – tha Rama.

Në takimin, i cili u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit, Rama shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ndërsa nga ana e opozitës parlamentare merrin pjesë tre kryetarët e grupeve parlamentare; Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Nimet Musai. Bashkë me ta është e pranishme edhe Rudina Hajdari.

4 PIKAT E MARRËVESHJES:

1. Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira sipas standardeve, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik.

2. Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të OSBE/ ODHIR me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve të zgjedhjet.
3. Përmbushjen e kushtit të vendosur të takimin e Këshilli Europian të datës 25 Mars 2020 për miratimin e Reformës Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ ODHIR përpara konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit të Integrimit të Shqipërisë me BE.

4. Dialogun gjithëpërfshirës ndërpartiak në proceset demokratike të vendit ku reforma zgjedhore është prioritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *