Po, e kanë tradhtuar! Këngëtarja shqiptare flet për jetën private dhe rrëfen përse ka derdhur lot

Po, e kanë tradhtuar! Këngëtarja shqiptare flet për jetën private dhe rrëfen përse ka derdhur lot

Era Rusi është treguar tepër e hapur sot në lidhje me jetën e saj private! E ftuar në emisionin “E Diell”, këngëtarja tregoi se ende nuk e ka gjetur “princin e kaltër”, por ajo nuk iu shmang një pyetjeje që kishte të bënte me lidhjen e mëparshme.

Ka qenë moderatori Ervin Kurti që e ka pyetur këngëtaren për arsyen nëse ka derdhur ajo lot për një mashkull.

Pyetjes së Ervinit, nëse ka qarë për meshkujt sepse s’kanë pasur para apo s’e e kanë tradhtuar, Era iu përgjigj duke zgjedhur të dytën.

Moderatorja Fjoralba gjithashtu e pyeti këngëtaren, nëse babai i saj është më i lumtur kur ajo i prezanton një klip të ri apo një të dashur të ri dhe Era sigurisht që zgjodhi të parën.

Ajo tregoi se babai i saj i thotë që të qëndrojë më mirë beqare, pasi është më rehat kështu! “S’ia ka vlejtur asnjë për t’ia prezantuar!”, u shpreh këngëtarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *