Mbretëresha e muzikës pop, shqiptarja lë pas Beyoncen e Madonnën. E vetmja me 1 miliard stream

Mbretëresha e muzikës pop, shqiptarja lë pas Beyoncen e Madonnën. E vetmja me 1 miliard stream

Dua Lipa është ylli i Spotify (shërbimi muzikor streamin më popullor në botë).

Këngëtarja me origjinë shqiptare është femra e parë dhe e vetme që ka 4 këngë mbi një miliard stream në platformën suedeze. Një arritje e jashtëzakonshme që deri më tani nuk është arritur nga ndonjë yll tjetër të muzikës pop: as Beyonce, as Lady Gaga, as Madonna, as Katy Perry.

Këngët që kanë arritur këtë moment historik janë ‘Neë Rules’, ‘One Kiss’, ‘IDGAF’ dhe kënga nga albumi më i fundit ‘Don’t start Now’.

Një artiste e aftë që ka mbledhur fansa nga vende të ndryshme të botës jo vetëm me pamjen e saj dhe lajmet e showbiz-it por edhe me një album ‘Future Nostalgia’ i cili ka fituar vlerësime jo vetëm të fansave të saj por edhe kritikëve të specalizuar.

Shkurt nëse po kërkojmë mbretëreshën e re të muzikës pop të dhënat të çojnë sot tek Dua Lipa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *