“I kam parë gjërat më thellë”, Belinda Dragoti: Rinia shqiptare është shumë e cekët

“I kam parë gjërat më thellë”, Belinda Dragoti: Rinia shqiptare është shumë e cekët

odelja simpatike Belinda Dragoti ka deklaruar se rinia e sotme shqiptare është e cekët dhe lë shumë për të dëshiruar.

E pyetur nga gazetari Renaldo Sharka se çfarë e shqetëson më shumë në Shqipëri, Belinda është shprehur rinia, pasi është e impostuar, e veshur dhe duke qëndruar kot, tregojnë një fasadë të vetes së tyre kudo që shkojnë me të njëtin qëndrim.

“Ajo që më zhgënjen më tepër është situata që është dhe si do bëhet më vonë. Më saktë rinia, i drejtohem më tepër moshës sime, shoh një cektësi në mënyrën si jetojnë, në mënyrën si mendojnë, në synimet që kanë. Unë që në një moshë të vogël i kam parë gjërat më thellë, domethënë punon drejt qëllimit tënd, angazhohesh në mënyra të tjera, fokusohesh më shumë tek vetja jote. Rinia e sotme është e fokusuar në disa gjëra shumë të cekta, qoftë në ambiente argëtimi siç jemi ne këtu.

Na mungon që të shkojmë diku dhe të shikojmë njerëz që kërcejnë pa komplekse, që kënaqen. Shikon rini të impostuar, të veshur që vetëm rrijnë dhe tregojnë një fasadë të vetes së tyre kudo që shkojnë me të njëtin qëndrim. Tek rinia shqiptare është diçka që nuk e shoh vetëm unë, por lë shumë për të dëshiruar se si e jetojnë dhe e mendojnë jetën e tyre”, ka thënë modelja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *