Dua dhe Rita s’po ndalen për të drejtat e shqiptarëve: Na vendosni aty ku kemi vendin!

Dua dhe Rita s’po ndalen për të drejtat e shqiptarëve: Na vendosni aty ku kemi vendin!

Dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë kërkuar nga kompania Apple që të vendohet Kosova në hartë.

Një veprim i tillë ka inspiruar edhe artistë të tjerë, të cilët iu bashkëngjitën thirrjes, ndërsa u krijua edhe një peticion, që po mbështetet në masë të madhe.

Sidoqoftë, ajo çka ngjalli më se shumti reagime ishte postimi i flamurit “Autoch.thonous” nga Dua, në rrjetin social Twitter, shkruan Evropa e Lirë.
Ajo mori reagime dhe fyerje të shumta kryesisht nga komentuesit serb, duke bërë mjaft të përhapur këtë postim të saj.

Por, edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora, është përballur me po të njëjtat reagime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *