“Atij i ndrin tulla, ça i sëmurë është”/ Plas debati mes Sazan Gurit dhe Arben Meçes për Budinën, regjisori: Nuk pasur asnjë shenjë

“Atij i ndrin tulla, ça i sëmurë është”/ Plas debati mes Sazan Gurit dhe Arben Meçes për Budinën, regjisori: Nuk pasur asnjë shenjë

Në emisionin “360grade”, aktori dhe regjizori i njohur Edmond Budina tha se nuk beson se ka qenë i infektuar nga Covid-19.
Budina tha se pas dy ditësh plotëson numrin e ditëve që i përfundon karantina, por nuk ka shfaqur asnjë shenjë të infeksionit.

“Jam i çuditur, nuk kam pasur asnjë shenjë. Edhe rezultatet i testit mi thanë shumë shpejt, megjithatë do të presim dhe të shohim”, tha Budina. I pranishëm në studion e Oraneës, Arben Meçe tha se i uronte Budinës shërim të shpejtë.

“Mondin e kam mik, kemi qenë bashkë që në lëvizjen studentore dhe ka qenë ndër të paktit që i kam respektuar. Por i uroj shërim të shpejtë, pasi unë kam të drejtën time të besoj në seriozitetin e shtetit tim. Mondi të mirën e ka në xhep, të ruhet nga e keqja”, tha Meçe.

Por Sazan Guri duke ndërhyrë tha se “Mondi nuk ka asgjë, për çfarë i thua shërim të shpejtë. Atij i ndrin tulla, e nxorën pozitiv për çështje që dihen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *