20 mijë euro për çdo minutë lojë, kaq ka fituar mesfushori i famshëm te Reali

20 mijë euro për çdo minutë lojë, kaq ka fituar mesfushori i famshëm te Reali

James Rodriguez vazhdon ta marrë “kokërr më kokërr” pagën e tij te Real Madridi (8 milionë euro në vit), pavarësisht se nuk është marrë shumë në konsideratë nga Zinedine Zidane përgjatë sezonit.

Tashmë që La Liga përfundoi, del që mesfushori kolumbian ka luajtur gjithsej 419 minuta gjatë 2019-2020, duke fituar gati 20 mijë euro (19.094 euro) për çdo minutë në fushën e blertë. Të mjaftueshme edhe për të mbajtur në duar trofenë e kampionit.

Futbollisti kolumbian vazhdon të jetë një nga eksponentët më të mëdhenj të këtij sporti, përkundër faktit se ai nuk ka shumë minuta nën drejtimin e trajnerit francez. Një situatë për të cilën James nuk shqetësohet shumë për aq kohë sa paguhet rregullisht, aq më tepër që për shërbimet e tij janë interesuar disa klube nga Premier League, si Arsenali, Evertoni dhe Wolves.

Me një karrierë të pasur te Porto, Monaco, Bayern i Mynihut dhe Real Madrid dhe duke patur parasysh që është 29 vjeç, mesfushori sulmues do të përshtatej në mënyrë perfekte në skuadrën që do ta blejë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *