Murrizi del nga mbledhja i pari dhe bën deklaratën e papritur për PS-në dhe PD-në: U futën prapë në mbledhje, dashuria e vjetër…

Murrizi del nga mbledhja i pari dhe bën deklaratën e papritur për PS-në dhe PD-në: U futën prapë në mbledhje, dashuria e vjetër…

Përfaqësuesi i opozitës parlamentare Myslim Murrizi, në përfundim të mbledhjes së Reformës Zgjedhore tha se i qendrojnë kërkesës për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave.

Murrizi tha se mbledhja ka përfunduar, por Rama së bashku me opozitën u futën sërish në mbledhje pasi kanë dashuri të madhe midis tyre.

“Tryezë me të gjithë faktorët politik për tu qendruar ndryshimeve kushtetuese, hapjen e listave. Opozita parlamentare ishte sot aty në një tryezë më të gjithë faktorët për hapjen e listave, të rishikojmë Kodin Zgjedhor, që të mos ketë militantë te kutia e votimit. Mbledhja ka mbaruar, por u futën prapë, se dashuria e vjetër është gjë e madhe. Unë jam aty si përfaqësues i 28 deputetëve që kërkojnë ndryshimet kushtetuese. Erdha të jem dëshmitar i kopilllëqeve të tyre, avzhdoni te bodrumi i pallatit të Kongreseve nuk do të merreni asnjë votë nga opozita parlamentare” tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *