Liverpool, Milan apo Leipzig? Rashica më në fund vendos, ja ku do të luajë ylli kosovar

Liverpool, Milan apo Leipzig? Rashica më në fund vendos, ja ku do të luajë ylli kosovar

Ylli kosovar ka arritur marrëveshje personale me klubin gjerman, mbetet të merren vesh edhe klubet për 24 vjeçarin. Milot Rashica pritet ta vazhdojë karrierën në Bundesligën gjermane.

Ylli kosovar do të largohet nga Ëerder Bremeni për t’iu bashkuar një klubi tjetër gjerman. Bëhet fjalë për Leipzigun, me të cilin thuhet se 24 vjeçari ka arritur marrëveshje personale. Tash pritet të merren vesh edhe klubet për ta bërë të mundur transferimin e përfaqësuesit kosovar.

Leipzigu duhet t’i bëjë gati 30 milionë euro për blerjen e Rashicës. Ndërkohë, futbollistin kosovar e duan edhe klubet tjera gjermane, Borussia Dortmund e Hertha Berlin.

Në Itali, atë më së shumti e pëlqen Milani, por nuk mbeten shumë prapa as Napoli e Lazio. Kurse, në Angli Rashicën e vëzhgojnë Liverpooli, Aston Villa, West Hami dhe Wolverhamptoni.

Vushtrriasi ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022. Ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 8 asistime këtë sezon me ekipin gjerman

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *