E pabesueshme por e vërtetë/ Organizohet për herë të parë ndeshja e futbollit “Të infektuarit kundër të painfektuarve”

E pabesueshme por e vërtetë/ Organizohet për herë të parë ndeshja e futbollit “Të infektuarit kundër të painfektuarve”

Në Spanjë gjendja me koronavirus vazhdon të jetë e keqe ku momentalisht janë mbi 250 mijë të infektuar dhe mbi 28 mijë vdekje.

Megjithatë, për disa të rinj nga Pamplona, kjo nuk është aspak e rëndësishme.

Kjo pasi që ata vendosën të organizonin një ndeshje futbolli me qëllim që të mblidhnin fonde për të infektuarit me koronavirus. Ndeshja do të zhvillohej në Mendilori, një prej lagjeve më të prekura nga koronavirusi.

Gazeta “As” shkruante se ndeshja me emrin “Të infektuarit kundër të painfektuarve”, u organizua në rrjetin social, “Instagram”. Kjo lejoi departamentin informatik të policisë që të gjente organizatorët, të cilët tashmë akuzohen për “kërcënim të shëndetit publik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *