Tirana, kampion për herë të 25 në histori: ja si e fiton titullin

Tirana, kampion për herë të 25 në histori: ja si e fiton titullin

Suksesi me Flamurtarin e ka cuar Tiranën tre pikë larg titullit kampion, të 25 në historinë e bardhebluve, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu luajtur. Por bardheblutë mund të shpallen kampion që nesër, nëse Kukësi, rivali më i afërt, humbet në Loro Borici përballë Vllaznisë. Aktualisht Tirana ka 69 pikë, 7 mbi verilindorët, që duhet ende të luajnë ndeshjen e tyre, kur kanë mbetur edhe 6 pikë në lojë.

KUKËSI BARAZON – Nëse në mbrëmjen e nesërme në Shkodër Kukësi barazon me Vllazninë, atëherë do të shkonte në 63 pikë, gjashtë poshtë Tiranës kryesuese. Pastaj në dy javët e mbetura, Tiranës i duhet vetëm një pikë, në Lac, ose kundër Bylis për tu shpallur kampion, sepse në ndeshjet direkte është Kukësi që ka avantazhin dhe i merr titullin.

KUKËSI FITON – Nëse Kukësi fiton në Shkodër të dielën, atëherë diferenca me Tiranën kthehet të jetë 4 pikë. Në këtë rast, bardhebluve i duhet vetëm të fitojnë në Kurbin përballë Lacit në javën e parafundit për tu shpallur kampion pavarësisht se cfarë ndodh me kundërshtarin e tij, që do të jetë i impenjuar kundër Skënderbeut, përpara se ta mbyllë kampionatin në transfertën me Luftëtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *