Uzbekistani dëmshpërblen me 3.000 euro turistët nëse preken nga virusi gjatë pushimeve

Uzbekistani dëmshpërblen me 3.000 euro turistët nëse preken nga virusi gjatë pushimeve

Turizmi është një nga sektorët e prekura më së rëndi nga pandemia COVID-19.

Dëme dhe humbje të mëdha janë paraqitur në ato shtete ku turizmi është një nga faktorët më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.

Prandaj shumë vende po bëjnë gjithçka është e mundur për të tërhequr turist, duke përgatitur edhe oferta joshëse turistike, shkruan CNN, përcjell albinfo.ch.

Për shembull, Kankuni në Meksikë ka nisur një fushatë ku ofron dy netë falas akomodimi për çdo dy netë të paguara, ndërkohë që nëse udhëtoni çift, paguan biletën e avionit për një person të tretë.

Përveç ofertave joshëse, shtetet po mundohen që të bindin turistët se vendi i tyre është i sigurtë nga pandemia e koronavirusit.

Një gjë të tillë po e bën Uzbekistani, që ka ofruar dëmshpërblim për çdo turist që preket nga Covid-19 ndërkohë që po kalon pushimet aty.

Bëhet fjalë për një shumë prej 3000 dollarësh nëse prekesh nga virusi.

Presidenti i vendi ka thënë se vendi i tij është aq i sigurtë sa nuk do të ketë aspak shpenzime për dëmshpërblimin e turistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *