Turizëm në kushte pandemie/ Leli: Fluks pushuesish nga Kosova në Vlorë

Turizëm në kushte pandemie/ Leli: Fluks pushuesish nga Kosova në Vlorë

Sezoni veror është në kulmin e tij dhe bregdeti i jugut mbetet zgjedhja kryesore.

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli shprehet se ka një fluks turistësh në qytetin bregdetar, kryesisht me pushues nga trevat shqiptare.

Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Leli tha se të gjitha cilësitë natyrore që ofron qyteti shërbejnë si një thirrje turisitike për ta zgjedhur Vlorën si destinacionin e pushimeve të kësaj vere.

“Ditë pas dite ka më tepër fluks pushuesish që zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet e tyre. Kam qenë dje në një nga resortet më të reja, ku ishte plot e përplot, me turistë kryesisht nga trevat shqiptare. Përgjithësisht ka filluar lëvizja, ka një fluks të pranueshëm të turistëve të huaj. Janë qytetarë shqiptarë që jetojnë në Itali apo italianë nga jugu i Italisë; por presim më shumë lëvizje. Duhet të kujdesemi për jetën e njerëzve. Vlora është një qytet që ndryshon ditë pas dite. Ka ndyshuar infrastruktura e qytetit, një qytet me infrastrukturë moderne dhe përfundimi i 25 për qind i zonave tursitike. Janë atraksione të reja. Vlora për fatin e mirë është i ventiluar.

Në orët e mesditës fryn erë dhe është pozitive për shëndetin e mjedisit dhe njerëzve. Të gjitha këto cilësi natyrore janë thirrja turisitike për ta zgjedhur vlorën si destibacion i pushimeve të kësaj vere. Vija bregdetare iu ofron mundësi të zgjedhin qofte është një plazh ku mund të qëndrojnë të vetëm. Historia pa fund, Kalaja e Kaninës, pika e Llogarasë, manastiriu në Lagunën e Nartës, të gjitha këto janë thirrja për të gjithë shqiptarët pse duhet të vijnë në Vlorën. Ta vizitojnë Vlorën tani sepse duhet të shohën pjesën e muzeut historik të pavasrsisë. Do doja që vizitorët ta vizitojnë muzeun.”

Sa i përket ndryshimeve në çmime të njësive akomoduese, Leli tha se dje ka realizuar një takim me përfaqësuesit e hotelierëve, të cilët po përpiqen që të mos abuzojnë me çmimet, pasi është garancia e vetme për vijimësinë e rritjes së turizmit.

“Dje e kam diskutuar me përfaqësuesit e hotelierëve. Po tregohen më të përgjegjshëm vetë ata. Kanë filluar të përpiqen të jenë të krahasueshëm me vendet e tjera, duke mos rendur pas çmimeve të larta, sepse jemi në kushte pandemie, por mosabuzimi me çmimet është garancia e vetme që të kemi vazhdimësi të rritjes së turizmit sepse një ditë pandemia do të largohet. Dëmet që mund të japin duke krijuar një imazh negativ sa i përket çmimive dhe ofertave të pakontrolluara do të duhet shumë kohë për t’i riparuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *