Shqiptari në lidhje dashurie me Miss-in latin, rrëfen njohjen dhe raportin 2 vjeçar: I shkruajta një herë…

Shqiptari në lidhje dashurie me Miss-in latin, rrëfen njohjen dhe raportin 2 vjeçar: I shkruajta një herë…

Një i ri nga Tirana, Ervin Elezi, i cili prej më shumë se dy vitesh është i lidhur me një vajzë nga Republika Domenikane, ishte të premten i ftuar në emisionin “Rudina”.

38-vjeçari ishte në një lidhje direkte me emisionin së bashku me partneren e tij, Nidia Lorena Sanchez. Kjo e fundit ka marrë pjesë në disa kompeticione bukurie ku ka marrë dhe çmimin e parë: “Miss of Latina America 2018” dhe “Miss Tropico Models 2018”.

Elezi i cili aktualisht është menaxher i një hoteli në Nju Jork, ku jeton prej 11-vitesh, tregoi se si nisi historia e tyre e dashurisë.

Ervini zbuloi se është takuar për herë të parë me bukuroshen domenikane në Mars të vitit 2018, kur shkoi në Punta Cana për pushime. Bisedat e para mes çiftit janë konsumuar në rrjetet sociale, ndërsa më vonë janë shkëmbyer numrat.

“Por e vërteta ka filluar nga “Instagrami”. Kam hyrë në “Instagram” dhe aty ka filluar, i kam bërë një like një fotoje, pastaj një koment edhe pse Nidia në fillim ka qenë shumë e ftohtë.

Nuk më ka kthyer përgjigje. Unë isha në Nju Jork. Ishte thjesht një shkrim, “je një vajzë e bukur” dhe thashë thjesht po e provoj se në fund të fundit çuna jemi dhe nuk ka asgjë të keqe. Nuk kisha asnjë përgjigje.

I kam shkruar sërish pas dy javësh dhe aty filluam që bëmë një bisedë si fillim se unë nuk flisja spanjisht, Nidia fliste pak anglisht.

Kështu filloi, shkëmbyem numrat derisa shkova për herë të parë në 2018-n në Punta Cana për pushime dhe u takuam”, rrëfeu Ervin Elezi.

Çifti për momentin nuk është bashkë fizikisht për shkak të pandemisë. I riu nga Tirana është bllokuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Sanchez vijon të qëndrojë në Republikën Domenikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *