Opozita parlamentare heq Rudina Hajdarin, ja kush do i përfaqësojë në mbledhjen e Këshillit Politik

Opozita parlamentare heq Rudina Hajdarin, ja kush do i përfaqësojë në mbledhjen e Këshillit Politik

Opozita parlamentare ka vendosur që në mbledhjen e Këshillit Politik që do të mbahet nesër në orën 11:00, të përfaqësohet nga Myslim Murrizi, jo nga Rudina Hajdari. Këtë e ka bërë të ditur deputeti Edmond Stojku në një shkrim në Facebook ku thotë se 28 deputetët vendosën që kreu i grupit demokrat të jetë përfaqësuesi i opozitës parlamentare.

“Te nderuar miq! Ju njoftoj se pas dakortesise se paleve te keshillit politik, si dhe miqve tane te nderuar nderkombetare, per proçesin e ndryshimeve kushtetuese, opozita parlamentare vendosi perfaqesimin e saj!

Ne emer te 28 deputeteve firmetare te tre grupeve parlamentare dhe te deputeteve te pavarur, me te te cilet kemi kerkuar ndryshimet kushtetuese per: 1-Sistemin zgjedhor; 2-Listat e hapura; 3-Zbatimin e rekomandimeve te Osbe Odihrit per depolitizimim e komisionereve, pra per administrate zgjedhore publike.

Jemi dakortesuar qe Perfaqesuesi yne ne keshillin politik te jete kreu i grupit Demokrat, Deputeti Z.Myslim Murrizi!”, shkruan Stojku.

Pas dakordësimit të arritur mes mazhorancës dhe opozitës joparlamentare ditën e djeshme për t’u mbledhur në tryezën e Këshilit Politik, është vendosur që takimi të mbahet ditën e hënë në orën 11:00.

Në tryezën e rrumbullakët pritet të diskutohen çështjet që ndajnë thelbësisht mazhorancën qeveritare dhe opozitën jashtë parlamentare, ku pika më e nxehtë e debatit qëndron te ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe lejimin ose jo të koalicioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *