Opozita e përjashtoi nga tryeza apo jo? Stojku shpjegon përse u shtua emri i Rudina Hajdarit si përfaqësuese në Këshillin Politik. Zbulon çfarë do të diskutohet të hënën

Opozita e përjashtoi nga tryeza apo jo? Stojku shpjegon përse u shtua emri i Rudina Hajdarit si përfaqësuese në Këshillin Politik. Zbulon çfarë do të diskutohet të hënën

Deputeti Edmond Stojku konfirmoi pjesëmarrjen e opozitës parlamentare në tryezën e Këshillit Politik duke bërë një shkrim në Facebook ku thoshte se përfaqësues do të ishte Myslim Murrizi. Pak minuta më vonë, në statusin e tij shtoi emrin e Rudina Hajdarit, e cila ka përfaqësuar opozitën parlamentare që prej fillimit në tryezën e Këshillit Politik.

Duke folur në një intervistë për Fax News, Stojku shpjegoi përse ndryshoi shkrimi duke thënë:

“Ky nuk është një ndryshim i bërë për ndonjë arsye, thjesht si realitet. Zonja Hajdari ka qenë gjithmonë pjesëtare e ligjshme e këshillit politik dhe në rastin e përzgjedhjes së Zotit Murrizi bëhet fjalë që 3 grupet parlamentare që dhaë dakordësnë për zotin Murrizi, janë ata që kanë vendosur lgjitimitetin e këtij përfaqësimit.”

Sa i përket mbledhjes së Këshillit Politik ditën e hënë në orën 11:00, Stojku tregoi cilat janë kërkesat që do të shtrojë para tryezës opozita parlamentare.

“Ne nuk kemi kërkuar vetëm listat e hapura, por depolitizimin dhe votimin e diasporës. Pra kemi 3 kërkesa që kemi thënë në takimet tona në parlament dhe të njëjtat do të kemi në Këshillin Politik të zgjedhuar dhe gjithëpërfshirës”, tha Stojku.

Sa i përket pjesëmarrjes së Ramës në mbledhjen e së hënës, deputeti i opozitës parlamentare thotë se do të donte që këtë seriozitet të kishte edhe opozita jashtë parlamentare me shoqërinë civile.

“Më bëhet qejfi për një pjesëmarrje të nivelit kaq të lartë të mazhorancës. Do të doja që të njëjtit seriozitet ti përgjigjet edhe opozita jashtëparlamentare dhe faktori i shoqërisë civile. Pra gjithëpërfshirja do të thotë përfshirje e të gjithë faktorëve të cilët janë aktorë të vjetër në historinë e reformave zgjehdore dhe ndryshimit, ne pastaj si aktorë të këtij projekti politik do jemi në dakordësi për ta votuar me maksimumin e votave në të mirë të vendit”, tha Stojku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *