Lazio dhe Verona “luftojnë” për Marash Kumbullën

Lazio dhe Verona “luftojnë” për Marash Kumbullën

Sipas “tuttomercatoweb”, Lazio vazhdon të bëjë presion për Marash Kumbullën, mbrojtësin shqiptar të Hellas Verona.

Dy presidentët, Lotito dhe Setti, janë në kontakt të vazhdueshëm telefonik. Për 20-vjeçarin po tentohet një marrëveshje, që nuk është e mundshme për momentin.

Venecianët duan t’ia zgjasin kontratën shkodranit tonë kuqezi deri në vitin 2023, por kjo nuk është një pengesë. Lazio është përpara Juventusit dhe Interit në “ankandin” për të, teksa “Il Messaggero” flet edhe për homologët e mundshëm në këtë operacion: André Anderson dhe Lombardi.

Kontaktet në ditët e fundit kanë qenë direkte, por nuk kanë çuar ende në “tym të bardhë”. Dy presidentët u takuan të martën në “Formello”. Në fakt, me rastin e ndeshjes së Hellas Verona ndaj Romës, skuadra e Juric u stërvit në qendrën sportive bardhekaltër. Siç është raportuar nga “Corriere dello Sport”, Lazio ofroi 20 milionë euro, plus kartonin e Andrè Anderson, i vlerësuar 8 milionë euro, raporton Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *