Gjykohet reperi shqiptar, ka grabitur postën kur e kishte të ndaluar hyrjen në Zvicër

Gjykohet reperi shqiptar, ka grabitur postën kur e kishte të ndaluar hyrjen në Zvicër

Për të kryer këtë delikt, ai kishte abuzuar me të drejtën e tij për të vizituar djalin e tij në Zvicër

Është quajtur “reperi, punëtor social” dhe është lavdëruar për angazhimin e tij në riintegrimin e të rinjve me prejardhje të huaj në shoqërinë zvicerane. Këtë rol, reperi Besko (Besian K.) e kishte marrë pasi që, si i dënuar për delikte të ndryshme, kishte arritur të “risocializohej” dhe merrej nga mediat si shembull për të mirë.

Shqiptari nga Kosova madje pati marrë mbështetje edhe nga politikani i SVP, Lukas Reimann. Kur bëhej fjalë për dëbimin e kosovarit, Reimann kishte thënë: “Besko është më i dobishëm për ne këtu se në Kosovë”. Por nuk funksionoi asgjë nga këto. Besko humbi në Gjykatën Federale dhe iu desh të largohej nga Zvicra në vitin 2016. Mbrapa kishte lënë ish gruan dhe djalin e tij të vogël., shkruan albinfo.ch.

Ndërsa lajmi më i keq vjen pastaj… Reperi sot 35 vjeçar kosovar akuzohet se ka grabitur postën në Dübendorf të Cyrihut më 19 shkurt të këtij viti. Për të kryer këtë delikt, ai kishte abuzuar me të drejtën e tij për të vizituar djalin e tij në Zvicër. Sipas aktakuzës, që nga viti 2018 ai në Zvicër nuk mund të qëndronte në mënyrë legale. Por atij, iu lejua përjashtimisht të vinte në Zvicër për të vizituar të birin, shkruajnë Blick dhe 20 minuten. Dhe pikërisht këtë ardhje ai e shfrytëzoi për të bërë grabitjen e përmendur të postës.

Ndërkaq Besko, kishte ardhur edhe herë tjera në Zvicër, duke shfrytëzuar, mes tjerash edhe një pasaportë të falsifikuar kosovare. Gjatë qëndrimeve të përsëritura në Zvicër, ai kishte punuar në të zezë, për të paguar borxhet që kishte në Kosovë

Në muajin gusht, reperi Besko do të përgjigjet para gjyqit. Atë e ngarkon akuza se më 19 shkurt të këtij viti ka grabitur zyrën e postës në Dübendorf ZH me një armë të rreme, duke vjedhur 3870 franga zvicerane, përcjell albinfo.ch. Më 20 gusht, ai do të përgjigjet para Gjykatës së Qarkut në Uster. Prokuroria kërkon 57 muaj burg për të.

Besko është rritur në Cyrih dhe ka një precedent penal për krimet si detyrim, vjedhje dhe plaçkitje të armatosur. Për këto vepra ai tashmë ka vuajtur dënimin me burg mbi pesë vjet. /albinfo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *