Trefishohet numri i viktimave, epidemia rrezikon të dalë jashtë kontrollit, Shqipërisë iu mbyllën kufijtë

Trefishohet numri i viktimave, epidemia rrezikon të dalë jashtë kontrollit, Shqipërisë iu mbyllën kufijtë

Vetëm gjashtë javë pas hapjes së vendit dhe daljes nga karantina (01.06.20) numri i viktimave në Shqipëri është trefishuar, në krahasim me numrin në tre muajt e shtetrrethimit.

Kurba e rasteve të reja të personave të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, pas rekordit prej 117 rastesh të tilla në fillim të kësaj jave, vazhdon të mbetet e lartë.

Autoritetet e shëndetësisë thanë se rastet e reja pozitive të të infektuarve me virusin corona po shtohen dhe numri i jetëve të humbura arriti më 16.07. një total prej 104 vetësh.Nënë Tereza” (QSUT)

Situata po shkon duke u rënduar: në Tiranë, në spitalin infektiv të Qëndrës Spitalore Universitare” dhe ” Shefqet Ndroqi” të njohur edhe si Sanatoriumi, janë të shtruar 102 të prekur nga virusi, mes të cilëve 11 në terapi intensive dhe 3 të intubuar. Rastet aktive të infektuara më virusin vdekjeprurës kanë arritur në nivel vendi 1610 persona. Në krye të bashkive problematike vazhdon të jetë Tirana me 734 raste aktive, e ndjekur nga Durrësi me 209, Shkodra 199 dhe Vlora me 104.

Dr. Pëllumb Pipero, mjek infeksionist në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në QSUT tha për DW se në këtë spital situata është shumë serioze dhe se “ngarkesa në raport me kapacitetet e spitalit është pothuajse maksimale. Përballë kësaj situate po maksimale janë përgjegjësia dhe përkushtimi i gjithë personelit.”

Por ky përkushtim dhe përpjekje heroike për të shpëtuar jetë ndesh me nënvleftësim të masave mbrojtëse nga qytetarët, që i kombinuar edhe me arësye të tjera po sjell nga dita në ditë rritjen e rasteve të reja të infektuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *