Flori Mumajesi i habiti të gjithë me dedikimin për Arilena Arën (FOTO)

Flori Mumajesi i habiti të gjithë me dedikimin për Arilena Arën (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Arilena Ara, ka festuar ditëlindjen. Për ditën e saj të veçantë, ajo ka marrë urime të shumta nga miq, të afërm, fansa dhe kolegë.

Një ndër to ishte edhe kantautori i dashur për publikun, Flori Mumajesi. Ai ka publikuar në “Instastory” një foto të tyre ku krahas saj shkruan një urim plot dashuri.

“Gëzuar ditëlindjen dashuri”, shprehej Flori në postimin e tij, ku shfaqej duke puthur Arilenën në faqe, të dy të veshur me të bardha.

Këngëtara festoi ditëlindjen me miq e të afërm, dhe sigurisht nuk mungoi miku i saj Flori Mumajesi, me të cilin numëron disa bashkëpunime nga “Nallane” te “Doja”.

Arilena publikoi disa video nga festa me miq, ku përpos Florit dhe mikut të saj Popi, ishte edhe Alban Skënderaj, Miriam Cani dhe Xhensila Myrtezajn.

Këngëtarja fryu edhe qirinjtë e tortës, ndërkohë që miqtë e saj këngëtarë i këndonin këngën e ditëlindjes. Të gjithë ishin të veshur me të bardha, ashtu siç ishte dhe kodi i veshjes në festën e organizuar për këngëtaren, e cila mbushi 22 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *