Nënvleftësim i masave mbrojtëse nga qytetarët

Nënvleftësim i masave mbrojtëse nga qytetarët

Shifrat tregojnë më shumë se fjalët se masat mbrojtëse po neglizhohen pas daljes nga karantina dhe heqja e masave shtrënguese më 1 qershor.

“Ka një ekspozim të shtuar, mosrespektim të masave parandaluese si vendosja e maskave dhe distancimi social, ka mosrespektim të protokolleve ne institucione publike, ndërmarrje, qëndra tregëtare dhe madje edhe në institucioine shtetërore,” thotë për DW Dr. Pipero.

Pas daljes nga karantina masat mbrojtëse po neglizhohen
Ai thekson se “shtimi i ekspozimit është shoqëruar edhe me shtim të rasteve, mes tyre rsaste të rënda dhe shumë të rënda. Gjatë karantinës ekspozimi ndaj virusit ishte i vogël, rastet ishin të pakta dhe sistemi shëndetësor nuk “u përmbyt”. Përgjegjësia personale e qytetarit duhet të jetë tani më e madhe, gjë që nuk poo ndodh.” – vë në dukje Dr. Pipero.

Shkaku është se për fat të keq në Shqipëri dalja nga karantina është kuptuar si zhdukje e virusit.

” Ka ende ”mendje” me akses mediatik që trumbetojnë se nuk ka më virus Corona, se virusi iku, se të sëmurët dhe të shtruarit në spitale kanë thjesht një “grip pranveror” etj. Por virusi është në qarkullim, nuk ka ikur dhe vazhdon të infekto.jë. Të vetmet masa parandaluese efektive janë vendosja e maskës, distancimi social dhe higjena e duarve,” thekson Dr. Pipero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *