Kufijtë e jashtëm të BE-së mbeten të mbyllura për Shqipërinë

Kufijtë e jashtëm të BE-së mbeten të mbyllura për Shqipërinë

Shpresat e qytetarëve të Shqipërisë se BE-ja do të nxirrte Shqipërinë nga lista e vendeve të treta, me të cilat ka mbyllur kufijtë e jashtëm, nuk u realizuan. Bashkë me Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnjë dhe Hercegovinën,

Shqipëria nuk përmbush kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19: 16 raste të reja të infektuara në 100 mijë banorë, që përbën nivelin mesatar të BE-së për intensitetin e infektimit me virusin Corona. Nëse ky kriter realizohet në fund të korrikut, atëhere BE-ja mund ta nxjerrë Shqipërinë nga lista e vendeve të treat me të cilat ka mbyllur kufijtë e tij të jashtëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *