I vodhi mijëra dollarë vjehrrit, nusja 22 vjeçare  zbulon ‘skemën’: Ja çfarë i thashë burrit

I vodhi mijëra dollarë vjehrrit, nusja 22 vjeçare zbulon ‘skemën’: Ja çfarë i thashë burrit

F.B, 22-vjeçarja që i vodhi vjehrrit 6400 dollarë amerikane ka pranuar gjithçka para grupit hetimor. Në dëshminë e saj, Bumja, mësohet të ketë rrëfyer se vjedhjen e ka kryer në periudha të ndryshme, për një vit rresht.

22-vjeçarja, banuese në Muriqan të Vorës, shton më tej se të gjitha parat ë që ka marrë i ka përdorur për të mobiluar shtëpinë e saj që ndodhet shumë pranë asaj të prindërve të bashkëshortit dhe për të blerë sende të ndryshme. Përsa i përket bashkëshortit, e reja ka deklaruar se ai nuk ka pasur kurrë dijeni për këtë ngjarje.

“I kam marrë. Në periudha të ndryshme përgjatë një viti. I kam përdorur për të blerë sende dhe për të mobiluar shtëpinë gjatë kësaj kohe. Bashkëshorti im nuk ka qenë në dijeni të kësaj ngjarjeje. Atij i kam thënë që paratë m’i jepnin prindërit e mi”- mësohet të jetë shprehur nusja.

F.B, 22 vjeçe ra në pranga një ditë më parë, pasi u denoncua nga vjehrrit se i kishte grabitur. Ka qenë vjehrri ai që kishte vënë re se në shtëpi i mungonin paratë nga ato që i dillte herë pas here djali tjetër që kishte në emigracion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *