Rrjeti kthehet kundër repers/ Çifti zviceran vijon aku.zat e rënda ndaj Loderanës: Humbëm 655 000 euro

Rrjeti kthehet kundër repers/ Çifti zviceran vijon aku.zat e rënda ndaj Loderanës: Humbëm 655 000 euro

Një vit më parë, Loredana Zefi, u përfshi në një skandal që i rrezikon asaj dëbimin nga Zvicra. Reperja e njohur ndodhet aktualisht nën hetim, pasi akuzohet se i ka zhvatur një çifti zviceran, 700.000 franga.

Sipas çiftit, Loredana është shtirur si “Anna Landmann”, një vajzë e e avokatit të Zyrihut, Valentin Landmann. Kujtojmë se çështja u bë publike vitin e kaluar, pasi shtëpia e Loredanës u bastis nga autoritet dhe llogaria saj bankare u bllokua.

Ndërkohë tani duket se çifti zviceran ka vendosur që t’i shkojë deri në fund kësaj beteje të hapur me reperen. Ata i janë rikthyer konflikit, pasi tani kanë akuzuar Loredanën për situatën aktuale financiare në të cilën gjenden.

Në një interviste për “20 Minuten”, ata janë shprehur se të ardhurat që prej asaj kohe janë përkeqësuar ndjeshëm. Petra dhe bashkëshorti i saj pretendojnë se kanë humbur një total prej 655,000 eurosh, duke e patur të pamundur të paguajnë shpenzimet edhe për funeralin e të ëmës.

Këto të fundit sipas tyre shkonin dikur tek 3700 euro dhe çifti është shprehur se nuk kishte të paguante, pasi nuk ka patur asnjë lloj kursimi.

“Nëse Loredana nuk do të m’i kishte marrë të gjitha paratë e mia, do të ishim shumë mirë financiarisht.”- u shpreh Petra Z, e cila bëri gjithashtu apel që njerëzit ta ndihmonin duke kontribuar me ndihma për të paguar detyrimet ndaj së ëmës së ndjerë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në “Twitter” ka nisur një fushatë kundër saj, me hashtagun #BoycottLoredana (Bojkoto Loredanën), me qëllim që njerëzit të ndalojnë së dëgjuari muzikën e saj.

Por nga ana tjetër ka patur edhe nga ata të cilët e dënojnë heshtjen e reperes ndaj kësaj çështjeje dhe mendojnë se s’është e drejtë që ajo vijon e qetë pushimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *