Nënë për herë të parë, Olta Boka poston foton e ëmbël dhe emocionon me fjalët për të bijën (FOTO)

Nënë për herë të parë, Olta Boka poston foton e ëmbël dhe emocionon me fjalët për të bijën (FOTO)

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Olta Boka dhe Ivi Rrokaj janë bërë prindër për herë të parë. Këngëtarja e njohur ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën kanë vendosur që ta pagëzojnë me emrin Gaia.

Olta ka ndarë me fansat e saj të shumtë edhe foton e parë me të voglën. Në foton ku duket dora e saj teksa mban dorën e së bijës, këngëtarja i ka emocionuar të gjithë me fjalët që ka zgjedhur për Gaia-n.

“Mezi te kemi pritur Gaia Rrokaj ??, perendesha e jeteve tona?Te mora ne krahe dhe tek ti gjeta boten, emocionin me te madh qe s’ka skene qe te mund t’i perafrohet! Me ty u zbrit nje copez parajse dhe une premtoj qe do te kujdesem per ty sic ben Zoti me engjejt e Tij! Faleminderit Zotit qe shkoi cdo gje mire!”, shkruan Olta.

Ndërkohë ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave është padyshim emri i veçantë që çifti ka zgjedhur për të voglën, duke na bërë të gjithëve të mendojmë se çfarë kuptimi ka.

Origjina e emrit Gaia vjen nga mitologjia greke dhe mban kuptimin “nëna e Tokës”. Nga greqishja γαια (gaia), është një formë paralele e kuptimit “tokë”. Gaia quhej në mitologjinë greke Perëndesha e Tokës.

Gaia është kreative, miqësore, fatlume, e gëzuar, me temperament, bujare, aktive, e vëmendshme, serioze, moderne, e gjallë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *