Gati zbulimi interesant, nëpërmjet kollës mund të identifikohet nëse ke koronavírus ose jo

Gati zbulimi interesant, nëpërmjet kollës mund të identifikohet nëse ke koronavírus ose jo

Një grup kërkuesish shkencorë nga SHBA, Meksika, Spanja dhe Italia, që punojnë për Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit, janë bashkuar për të zhvilluar një metodë të re për të kuptuar nëse një person është apo jo i prekur nga koronavírusi vetëm nga tingulli i kollës së tij.

Shkencëtarët po grumbullojnë audio nga kolla e mijëra personave të grupmoshave të ndryshme, me apo pa Covid-19. Tingujt do të analizohen me një algoritëm që do të dallojë kollën e dikujt me koronavirus nga kolla e dikujt që nuk është ínfektuar.

Bárbara Vizmanos, udhëheqësja e projektit, shpjegon: “Të dhënat që kemi mbledhur do të krijojnë një sistem inteligjence artificiale që do të identifikojë kollën e personave të ínfektuar”.

Pritet që algoritmi të jetë i disponueshëm si një aplikacion që mund të shkarkohet falas në celular. Ai do të lejojë regjistrimin e kollës dhe do të tregojë nëse je prekur apo jo nga Covíd-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *