Djali i Isa Mustafes, tregon se familja  po kujdeset për të. Por a ka  familjar me Covid-19 ?

Djali i Isa Mustafes, tregon se familja po kujdeset për të. Por a ka familjar me Covid-19 ?

Gjshtë ditë më parë, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka njoftuar se është me Covid -18. Që atëherë ai është vetizoluar dhe po trajtohet në shtëpinë e tij në Prapashticë, ku pranë po i qëndron familja.

Besnik Mustafa, djali i Isa Mustafës, ka treguar se gjendja shëndetësore e babait të tij është e mirë dhe stabile.

“Gjendja e tij është shumë e mirë për momentin, po vazhdon të trajtohet dhe nuk po besojmë që ka rrezik më tutje, po përdor terapi si çdo rast tjetër i infe.ktuar. Po rëndësia më e madhe është besimi në vete dhe karakteri i tij”, ka thënë Mustafa.

Mustafa më tej ka treguar se e gjithë familja po kujdeset për të, ndërsa askush tjetër prej anëtarëve të familjes nuk është infek,tuar nga ky virus.

“Të gjithë po kujdesemi për të dhe po i qëndrojmë afër për çdo gjë, por nuk jemi infek,tuar” , ka shtuar Mustafa, duke thënë se më rëndësi për personat e infe.ktuar është trajtimi psikologjik dhe të mos braktisen në momentin kur ata infektohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *