Adil Behramaj  pyet Avdullah Hotin çfarë po kërkon në Bruksel?

Adil Behramaj pyet Avdullah Hotin çfarë po kërkon në Bruksel?

Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar shumë ashpër kundër takimit të sotëm në Bruksel të kryeministrit Avdullah Hoti.

Behramaj ka thënë se Hoti nuk e përfaqëson as LDK-në, se lëre më Kosovën. Madje, sipas tij, Hoti si i vetëm nuk mund ta përfaqësojë as fshatin e tij.

Këshilltari i Thaçit ka thënë se në ditën kur presidenti i vendit po intervistohet për shpifjet e regjimit serb, Avdullah Hoti ka zgjedhur t’i zgërdhihet Vuçiqit në Bruksel.

“A e dini kush pse ka shkuar sot Avdullah Hoti në Bruksel dhe çfarë po kërkon atje? Pa mandat të Kuvendit. Pa unitetit dhe konsensus politik. Pa platformë të dialogut. Pa transparencë publike. Pa grupin e ekspertëve. Pa koordinim dhe pëlqim të partnerëve qeverisës.

Avdullah Hoti nuk mund ta përfaqësojë as LDK-në, se lëre më Kosovën. Si i vetëm nuk e përfaqëson dot as fshatin e tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *